Në Pekin ka nisur zbatimi i planit për reduktimin e ndotjes së ajrit. Ai parashikon kufizimin në trafik dhe ndërprerje totale të punës në industrinë e ndërtimit.
Ajri i rënduar prej shumë vitesh është një problem shumë shqetësues në Kinë. Një vit më parë një nismë e tillë vetëm katër ditore rezultoi mjaft e suksesshme.
Autoritetet synojnë të ndalojnë qarkullimin e rreth 3.3 milion makinave. Jo të gjithë i kanë mirëpritur këto rregulla, por autoritetet janë përgatitur për zbatimin e tyre me rreptësi.
Më shumë se dhjetëmijë pajisje, kamera, skanerë e radarë janë vendosur nëpër rrugë. Më shumë se 150 subjekte në industrinë e ndërtimit janë urdhëruar të ndërpresin punën për dy muaj.
Në zonën industriale të Tang Shanit puna do të ndërpritet në afro 300 fabrika. Pekini ka shpenzuar deri më tani 17 miliard dollarë për përmirësimin e ajrit dhe kanë nxjerrë nga qarkullimi mbi 300 makina me nivel të lartë ndotje./tvklan.al