Shumë vajza ëndërrojnë të kenë qerpikë të gjatë e perfektë, aq sa nuk heqin kurrë dorë nga rimeli, serumet apo trajtime nga më të ndryshmet e kushtueshmet. Të gjitha këto, vetëm për zgjatjen apo daljen e qerpikëve të rinj…
Por a e dinit se ka një mënyrë krejt të thjeshtë e natyrale për të arritur një rezultat fantastik?
Sa harxhoni kaq shumë para me metodat e mësipërme nga të cilat shpesh edhe zhgënjeheni, zgjidhjen e keni në kuzhinën tuaj. Vaji i ullirit ose kokosit mundëson rritjen e qerpikëve dhe i bën më të dendur.
Nëse i lyen qerpikët me vajin vetëm dy ose tre herë në javë, për një periudhë të pandërprerë 5 mujore, do vini re menjëherë ndryshimin e madh. Është një “sekret” absolut bukurie, që ne po ua zbulojmë në këtë artikull.
Vaji i ullirit parandalon këputjen e qerpikëve dhe i forcon ato. Kur ta aplikoni, sigurohuni që fytyra juaj të jetë e pastër, pa asnjë pikë grimi. Mund të përdorni një furçë rimeli ose një pambuk të vogël për të vënë pak vaj tek qerpikët. Kujdesuni që të mos dëmtoni syrin! Më e mira është që këtë ta bëni në darkë, para gjumit dhe më pas ta lani fytyrën në mëngjes.
Sipas ekspertëve, rezultatet shihen që në muajin e parë, megjithatë nuk ju kushton asgjë ta bëni këtë proces, pjesë të pandashme të rutinës tuaj.
/tvklan.al