Como dhe Milan janë ekipet që kanë shpenzuar më shumë gjatë merkatos së dimrit në Serie A. Dy skuadrat nga krahina e Lombardisë i janë afruar shifrës 50 milionë Euro. Te Milan ka emra më të njohur si Santiago Gimenez, Joao Felix apo Kyle Walker me synim përfshirjen në katërshen e parë të kampionatit.
Ndërsa te Como janë 10 afrime për të qëndruar në Serie A. Mes tyre është edhe Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës i ardhur nga Torino, por edhe Dele Alli i afruar me parametër zero pas disa muajsh pushim.
Të dy skuadrat kanë bërë edhe largime, por Como nuk ka përfituar para, ndërsa Milan i janë kthyer një pjesë e shpenzimeve me Morata, Romero apo Okafor. Edhe Juventus ka patur lëvizje në hyrje, ndërsa te Napoli e Inter kanë menduar më shumë për të transferuar lojtarë te skuadra të tjera.
Shitja më e bujshme e napolitanëve e Serie A është ajo e Kvaratskhelia për 70 milionë Euro te Paris Saint Germain.
Tv Klan