Këtë të mërkurë do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Partizani do të jetë sërish përballë Lacit. 3 ditë më parë barazuan pa gola në kampionat.

“Është një ekip i shkëlqyer. Janë i fortë në fushën e tyre. Na pret një ndeshje e vështirë. Do të luajmë dy ndeshje dhe ato në total mund të jenë 200 minuta. Eshtë shumë e rëndësishme që në këto dy ndeshje për kupë të jemi të përqendruar maksimalisht për ato 200 minuta. Faktikisht ndeshja e parë është gjysma e punës”, shprehet trajneri i Partizanit, Aleksander Veselinoviç.

Vllaznia pret Elbasanin.

“Elbasani ka investuar shumë këtë sezon dhe kanë pritshmëri të mëdha. Por nesër është një kampitull ku objektivi është në kalojmë në turin tjetër. Duam të jemi një skuadër më e mirë. Ndaj tyre kemi luajtur mirë, por është një garë tjetër dhe rregullat ndryshojnë. Në këtë mënyrë duhet të jemi në maksimumin tonë”, tha trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Në sfidat e tjera Bylis luan me Egnatian, ndërsa Dinamo me Skënderbeun.

Tv Klan