Për herë të parë një program televiziv kap rekordet e audiencës. Teleshikues janë pa përjashtim të gjitha moshat.
Një program interaktiv ku njerëzit shkruajnë reshta të tërë për t’u bërë protagonistë të një programi që ndryshon rrjedhën e jetës.
Sot shqiptarët kërkojnë të falur publikisht duke thyer çdo tabu. Mendojnë të befasojnë njerëzit që duan më shumë me gjithfarë soj surprizash.
Një program që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që të tërë të japim nga pak. Një Shën Valentin që shqiptarët vendosën ta kalojnë nën shoqërinë e TV Klan me historinë e dashurisë mes një çifti që kurorëzohet me një martesë duke e kthyer skenën e programit në një altar ku të dashuruarit bëjnë premtimin më të bukur në jetë.
“Më shumë dashuri” depërton në çdo shtëpi, në çdo institucion dhe në çdo qytet me histori reale nën drejtimin dhe performancën me klas të Alketa Vejsiut dhe pjesëmarrjen e Emiliano Lules.
Audicionit të parë, një produksion i Vera Grabockës, që me fuqinë e saj sjell një serial kaq sfidues, mbyllet me sukses dhe nata e parë. Publiku mund të shkruajë të tjera ngjarje për t’u bërë pjesë e tij./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani