Tregtarët fajësojnë grosistët e shumicës
Sikur të mos mjaftonte frika e Covid-19 kryeqytetasit përballen çdo ditë me çmimet e larta të fruta – perimeve.
Janë të njëjtat produkte që tregtohen në Lushnje dhe në Tiranë, por kostoja që paguajnë konsumatorët ndryshon me disa fish.
Qartazi kryeqytetasit i blejnë të njëjtat produkte thuajse me dyfishin e çmimit fillestar.
Edhe vetë tregtarët e pranojnë që kjo i rëndon xhepat e konsumatorëve, por përgjegjës për këtë situatë bëjnë pikat e shumicës.
Ndryshe paraqitet situata në tregun e Korçës, në një kohë që edhe ata furnizohen me produktet e Lushnjes.
Çmimi për kile i perimeve ka një kosto vetëm prej 10 apo 20 lekësh me shumë.
Loja e çmimeve mes prodhuesit, furnizuesit dhe tregtarit përfundon me konsumatorin I cili është I detyruar të blerë produkte që i ofrohen me kosto të disafishtë.
Për frenuar këtë fenomen ministria e financave vuri në dispozicion një numër për të denoncuar abuzimet me çmimet, por në terren duket se kjo nuk i ka penguar disa tregtarë të përfitojnë sa më shumë nga situata.
Tv Klan