Nuk kanë fund telashet me dëmtimet te Real Madrid. Mbrojtësi Antonio Rudiger u dëmtua në sfidën e fundit të kampionatit, ndaj Espanyol, ku skuadra madrilene u mposht minimalisht nga Espanyol.
Testet e fundit zbuluan lëndim në bicepin e femorit të këmbës së djathtë dhe lojtari do të jetë jashtë për disa javë.
Sipas raportimeve nga Spanja, Rudiger do të humbasë katër ndeshje të rëndësishme, ndaj Leganes, Atletico Madrid, Manchester City dhe Osasuna.
Gjermani pritet të rikthehet i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City-t në Champions League, e cila do të luhet në “Bernabeu”. /tvklan.al