Përmbytjet në Shkodër kanë shkaktuar dëme të mëdha kryesisht në të mbjella, por edhe në banesa gjithashtu. Nesër grupet e punës do të nisin vlerësimin e dëmeve në terren. Në bazë të informacioneve të tyre do të bëhet edhe dëmshpërblimi. Në fshatin Kuç të komunës Gur i Zi, një nga fshatrat e prekur më rëndë, rreth 140 shtëpi janë dëmtuar. Uji këtu ka dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake si dhe ka çarë muret e shtëpive. Autoritetet kanë premtuar se do të dëmshpërblejnë çdo qindarkë të dëmeve. Por një tjetër problem mbetet sigurimi i ushqimit për kafshët shtëpiake, jo vetëm për këtë dimër, por edhe më tej, për shkak se të mbjellat janë dëmtuar tërësisht.
Kujtim Toka: “Të gjithë banorët e fshatit janë të shqetësuar për prishjen e bazës ushqimore. Kemi humbur tagjinë me një fjalë, misrin. Janë prishur të mbjellat.”
“Na radhë të parë na ka shkaktuar dëme të ushqimi bazë i lopëve.”
“Ndihma për kafshët kanë ardhur, por të mjaftueshme s’janë. Unë kam 17 krerë.”
Në Shkodër u përmbytën rreth 11 mijë e 400 hektarë tokë. Aktualisht situata është duke shkuar drejt normalizimit dhe banorët e evakuuar janë duke u kthyer në banesat e tyre./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli