Vlerësimi i dëmeve në zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës ka vazhduar në lagjen Ajasem të këtij qyteti. Sipas drejtuesve të grupit verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet po ecën me ritme të larta me një mesatare prej 40 familjesh në ditë.
Mensur Bushati: “Konkretisht është dita e dytë në terren, ka disa ditë edhe një ditë më parë që kemi bërë në tavolina formularët e qendrës. Sot dita e dytë në terren ka qenë në qytetin Ajasem. Problemi po ecën normalisht , po mundohemi ti bëjmë sa më të drejta dhe sa më të ndershme. Grupi është i mirë, nuk kemi probleme as me qytetarët as grupi brenda për brenda.”
Sakaq, familjet e prekura nga përmbytjet shprehen se dëmi është kolosal ndërsa presin vlerësimin nga grupet e punës.
Banori 1: “Përveç orendive shtëpiake ne dëmin më të madh e kemi pas tek kosheret e bletëve, se ne jetojmë me këtë punë. Komisioni mua mu duk krejt i rregullt, faleminderit prej tyre edhe prej shtetit që na ka rënë mbrapa me thënë të drejtën. Pavarësisht se këtë radhë na erdhi uji më shumë se herë tjera, se uji ka ardhur edhe herë tjera këtu në lagjen tonë.”
Banori 2: “Dëmtimet janë kolosale, tani pritet çfarë po na japin, çfarë po na bëjnë, vlerësimi mu duk i rregullt.”
Afati për përfundimin e procesit të verifikimit të dëmit është 2 javë. Ky proces ndiqet nga 9 grupet e verifikimit, të përbëra nga 13 persona të cilët përfaqësojnë njësitë e qeverisjes vendore./tvklan.al