Situata te PSG-ja nuk është aspak e qetë, në prag të sfidës me Arsenalin në Ligën e Kampioneve. Trajneri Luis Enrique, ka përjashtuar sulmuesin Ousmane Dembele nga ekipi dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen në Londër.
Shkak për këtë, është bërë një përplasje që lojtari kishte me trajnerin Luis Enrique. Sipas “L’Equipe”, Dembele dhe Enrique, kishin një debat të ashpër pas ndeshjes së fituar ndaj Rennes, të premten e kaluar.
Për këtë, trajneri është treguar me “dorë të hekurt”, duke e përjashtuar lojtarin nga skuadra, për një periudhe të pacaktuar.
Dembele nuk do të jetë për ndeshjen me Arsenalin, ndërsa pritet të mësohet sesa do të jetë i dënuar. /tvklan.al