Hapi i parë i premtimit të kryeministrit përsëritur disa herë gjatë fushatës elektorale është bërë realitet këtë të premte nga ministri i ri i Transporteve dhe Energjitikes Damian Gjiknuri.

Përmes një urdhëroi Gjiknuri ka urdhëruar pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë, kontroll që ushtrohej nga e ashtuquajtura ‘Policia Gri’.

Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë nga kjo polici do të bëhet deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor.

Në urdhrin e tij, pezullimi i kësaj strukture argumentohet me faktin se  kontrolli në rrugë ushtrohet në vende rastësore edhe pse rregullorja referon që kontrolli ushtrohet në vende të posaçme, çka  paraqet rrezikshmëri dhe shkake për aksidente.

Një tjetër arsye e këtij urdhri të ministrit, të kërkuar nga vetë kryeministri është dhe mbivendosje që i behet këtyre kontrolleve me shërbimet që kryen policia rrugore dhe ajo tatimore, çka sjelle pengesa në punën e operatoreve të transportit deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore. /Tv Klan