“Pika më e dobët e jona është Hysaj”, kështu është shprehur deputeti i PD-së, Ervin Salianji mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Ka qenë kjo deklaratë që ka sjellë përplasje opinionesh mes kundërshtarësh politikë, pasi ministri i Brendshëm, Taulant Balla nuk ka rënë dakord duke thënë se Hysaj në ndjeshjet zyrtare luan shumë mirë.
Ervin Salianji: Fakti që i është dhënë mundësi një grupi të ri e të talentuar, por edhe që ka krijuar eksperiencë në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu Gjimshiti është një kolonë dhe fitorja me Atalantën i jep një tjetër vetëbesim.
Blendi Fevziu: Po me portën si jemi këtë vit?
Ervin Salianji: Dobët. Pra, të jemi realist, porta është më dobët. Asnjë prej 2 portierëve kryesorë, edhe Berisha, edhe Strakosha nuk luajnë me klubet e tyre. Pra, nëse kemi një pikë të dobët, kemi këtë. Duke i kërkuar ndjesë… Pika më e dobët e jona është Hysaj, një lojtar që ka dhënë shumë kontribut për Kombëtaren.
Blendi Fevziu: Ka qenë aset i Kombëtares para 8 vjetësh.
Taulant Balla: Jo, unë nuk bie dakord. Jo pse jemi kundërshtarë. Hysaj ka një veti që në ndeshjet zyrtare luan shumë mirë.
Ervin Salianji: Të gjithë i duam, por unë mendoj se pika më e dobët është Hysaj.
/tvklan.al