Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Venecia në Itali.
Në këtë takim, Balla prezantoi detaje mbi procesin e ri të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që diaspora mund të ketë në fuqizimin e demokracisë shqiptare.
Ministri Balla shprehu dëshirën e qeverisë për një pjesëmarrje sa më të madhe nga diaspora në procesin e votimit, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të demokracisë shqiptare.
Klan News