Rreth 75 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Sarandës. Rreth orës 14:30 efektivët e policisë kanë gjetur të braktisur pranë vendit të quajtur “Përroi i Qesarejzes” në Konispol, tre çanta të zeza sportive.

Brenda tyre ishin 64 pako me kanabis të mbështjella me qese plastike të tejdukshme.

kanabisi 2

Policia thotë se po punohet për kapjen e autorëve. Dyshohet se autorët kanë pikasur policinë dhe kanë braktisur lëndën narkotike, që kishte si destinacion shtetin grek./tvklan.al