Tërmeti 6.3 ballë në Filipine tronditi vendin dhe shkatërroi shumë ndërtesa në Manila. Pesë persona janë raportuar të vdekur deri më tani, kurse të tjerë të plagosur. Dyshohet se mund të ketë edhe banorë të bllokuar në një godinë 4-katëshe.
Dy ndërtesa në qytetin Porac janë shembur, ndërsa kamerat kanë filmuar edhe momentin kur një ndërtesë luksozë në kryeqytet lëkundet nga goditjet sizmike. Bëhet fjalë për një kompleks luksoz apartamentesh, ndërsa në majë të objektit ka dhe një pishinë, uji i së cilës fillon të bjerë pas goditjes nga tërmeti 6.3 ballë. Ajo është ndërtesa më e lartë në Manila, plot 53 kate, dhe një nga më të lartat në Filipine. /
tvklan.al