Puntatën e kësaj të shtune drejtuesja e programit “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan, Orinda Huta pati një sfidë të vështirë për stafin e “Çelësit”. Kësaj here ajo dëshironte që të ishte jashtë Tiranës. Por mesa duket “Çelësi” e ka gjithmonë zgjidhjen. Benisa menaxherja e projekteve, u shpreh se me anë të guidave turistike tashmë është më e lehtë.

“Kjo sfidë na jep mundësinë që të shfrytëzojmë një vlerë tjetër të “Çelësit” që janë seria e guidave turistike. Pra ne, për çdo qytet turistik kemi një udhërrëfyes dhe duke qenë se temën e kësaj jave po trajtojmë lidhet me një zonë turistike, tek guida e Durrësit kemi një kapitull ku flitet për zonën me Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit.”

Ylli Sula themeluesi i “Çelësi Media Group” tregoi se si startoi ideja e botimit të guidave turistike. Ai tha se me kalimin e viteve, numri i tyre u shtua duke arritur në atë që është sot, 12 guida turistike për 12 destinacionet kryesore turistike në vendin tonë. Sipas tij kjo ishte një urë lidhëse mes blerësit dhe shitësit.

“Guidat e Çelësit startuan në vitin 2000 me botimin e të parës guidë praktike të qytetit të Tiranës. Duke filluar nga viti 2002 ne linçuam një kolan të plotë guidash të mirëfillta turistike. Fillimisht me guidën e bregdetit shqiptar dhe më pas me 12 guida për 12 destinacionet kryesore të Shqipërisë. Nga Shkodra në Sarandë dhe nga Durrësi në Korçë. Iniciativa e botimit të guidave turistike ndërthurte nga njëra anë nevojën që kishte në treg për informacion turistik dhe nga ana tjetër qasjen e Çelësit për të ofruar 360 gradë informacion praktik dhe utilitar. Në 10 vitet e para të ekzistencës “Çelësi” kompletoi të pesë linjat kryesore të informacionit praktik dhe të nevojshëm për qytetarët dhe për bizneset. Informacion nga qytetari tek qytetari, unë shes ti ble, të cilën e mbulonte gazeta “Çelësi”. Informacioni nga bizneset drejt qytetarëve të cilët e mbulonte guida e Tiranës, informacion për bizneset mes tyre të cilën e mbulonte guida e biznesit dhe informacion praktik për kohën e lirë me të cilën merrej revista “Kult” dhe informacion turistik të cilën e mbulonte seria e guidave turistike që ne prodhuam.”

Siç e kujton vetë Ylli Sula, botimi i gudiave turistike nisi në vitin 2000 dhe bëri bashkë shumë ekspertë, fotrografë dhe reporterë. Mes tyre ai veçon të ndjerin Fatos Baxhakun, në rolin e kryeredaktorit. “Duke përdorur ‘çelësat’ e Baxhakut ne kemi gjetur udhërrëfyesin ideal”, tha Ylli Sula teksa mes kujtimeve shtoi se Fatos Baxhaku dhe personaliteti i tij kishin prekur çdo cep të Shqipërisë.

“Për guidat turistike ne ngritëm një ekip të plotë profesionistësh me dizajner, fotograf dhe mbi të gjitha me kryeredaktorin dhe tekstshkruesin më të mirë të mundshëm që gjendej në Shqipëri, Fatos Baxhaku. Fatos Baxhaku është një personalitet dhe person krejt i veçantë dhe me shumë kontribute, me shumë vlerë për kulturën dhe shoqërinë shqiptare të pas viteve ’90. Personaliteti Baxhaku dhe personazhi Tosi, ,mblidhnin në një të vetëm si askush tjetër studiuesin, historianin, gazetarin, reporterin, pedagogun e gazetarisë, bashkëbiseduesin aq të këndshëm dhe me shumë humor, rrëfyes njëkohësisht shumë i thellë dhe një person i cili kishte shëtitur dhe prekur çdo cep të Shqipërisë. Duke përdorur “çelësat” e Baxhakut si guidë, ne jo vetëm që i bëjmë një homazh një personaliteti si ai, të larguar shumë parakohe nga të gjithë miqtë dhe profesionistët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të, por kemi të garantuar që kemi gjetur guidën, udhërrëfyesin, udhëshkruesin ideal për çdo destinacion që “Me Çelësa në Derë” do të udhëtojë në Shqipëri.”/tvklan.al