Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin, ndërsa është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.
Policia ka vënë në pranga shtetasin G. K., 35 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.
Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /tvklan.al