Arilena Ara është një këngëtare që ka arritur shumë maja në karrierën e saj edhe pse në moshë shumë të vogël, 22 vjeç. Ajo ka qenë fituesja e “X Factor”, ka bërë një sukses të paparë me “Këngën Magjike” si askush tjetër ndërkombëtarisht me këngën “Nëntori” dhe së fundmi ka fituar Festivalin e Këngës.

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Arilena ka treguar nëse është apo jo pak shpejt fakti që ka arritur kaq shumë suksese në një moshë të vogël.

Ardit Gjebrea: Në moshën 22 vjeç ti i ke kapur disa maja, nuk është pak shpejt?

Arilena Ara: Nuk di të të them është shpejt, por mund të them që për moshën që e kam nisur unë që kam qënë 6 vjeç në skenë, nën efektin e prozhektorëve, në vëmendjen e publikut, jam njohur për herë të parë me kamerat dhe jam rritur në skenë. I kam dedikuar të gjitha këto vite muzikës, nuk mendoj që ishte një sukses në momentin e gabuar, mendoj që gjithçka ka qenë në momentin e duhur. Pavarësisht se mosha ime është shumë e re, unë jam një shpirt shumë i vjetër. /tvklan.al