Pas afro 20 viteve në emigracion, familja Sulovari me origjinë nga Berati vendosi që të kthehet dhe të investojë në Shqipëri duke ngritur një pastiçeri në qendër të Tiranës.
Të ftuar në podkastin e kryeministrit Etleva dhe i biri i saj 23 vjeç tregojnë sesi vetëm në më pak se 2 vite kanë krijuar një biznes të qëndrueshem familjar që aktualisht ka një klientelë të rregullt me të ardhura te konsiderueshme që i ka bërë ata që të mos e mendojnë më largimin nga vendi i tyre.
Gruaja: Jo kurrë më nuk ikim.
Djali: Atje nga 100 mije Euro faturë, 65 t’i merr shteti.
Edi Rama: Më dole në shteg se kur e them unë thone po bën propogandë, por unë e them që kjo është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën bingo këtu.
Bashkebisedimi ndalet dhe tek kthimi i Beratit në një qytetet që po tërheq çdo ditë dhe më shumë vëmendjen e turistëve.
Edi Rama: Kur nuk ishim në qeveri më dukej një gjë e pabesueshme që ne të kishim thesare si Berati ose Gjirokastra dhe ishin ashtu si ishte. Në Berat nuk shkoje dot se nuk kishte rrugë.
E duke folur me pastiçieret Kryeministri zbulon dhe ëmbëlsirën e tij të preferuar.
Edi Rama: Pastashutë bëni? E haja shumë kur jetoja në Paris…
Tv Klan