Nga fitorja e Europa League në kërkim të titullit kampion në Serie A. Atalanta nuk e ka fituar asnjëherë trofeun në Itali dhe shpreson që ky të jetë sezoni e saj.
Për ta arritur duhen fituar ndeshjet, duhen shënuar golat por sulmuesit janë të dëmtuar. Scamacca nuk ka rikuperuar ende dhe së fundmi doli jashtë loje dhe Retegiu në ndeshjen ndaj Empolit. Kështu që Atalanta do të futet në merkaton e Janarit për një sulmues.
Skuadra e Gasperinit ka fituar 11 ndeshje radhazi dhe në kampionat është e para. Ëndrra e trofeut këtë sezon po bëhet gjithnjë e më konkrete. Klubi duhet t’i bëjë një dhuratë trajnerit në mënyrë që ai ta çojë skuadrën drejt realizimit të objektivit.
Nëse nuk gjendet sulmuesi me karakteristikat perfekte që kërkon Gasperini, atëherë mund të përshtaten lojtarë të tjerë, siç është bërë deri tani, ose të lancohet Vanja Vlahoviç, 20-vjeçar që duhet se ka të ardhme.
Lëvizja do të jetë tejet e matur. Veç kandidatëve në Serie A, mendohet edhe për një rikthim të Federico Chiesa nga Anglia i cili ka luajtur pak në Premier League, vetëm 18 minuta.
Më e arritshme duket një marrëveshje me Domenico Berardi. Sulmuesi i Sassuolos po ecën shumë mirë në Serie B, por duhen rreth 10 milionë për ta ‘rrëmbyer’ nga skuadra aktuale.
Tv Klan