Me mbështetjen e ambasadës amerikane në Tiranë, poema radiofonike “Tri gratë”, e shkrimtares Silvia Plath u ngjit në skenën Black Box të Akademisë së Arteve në formën e një triptiku monologjesh.
Nën interpretimin e aktorëve, Ema Andrea, Yllka Mujo dhe Loredana Gjeçi pjesa u shoqërua nga tingujt live të tri violinave.
Sipas Ema Andreas, e cila është njëkohësisht edhe regjisorja e shfaqjes, pjesa flet për perceptimin mes surreales dhe natyrales, si në konceptin skenografik, ashtu edhe në interpretim.
Në qendër të veprës janë tri gra përpara aktit të lindjes. Njëra e dështon fëmijën, njëra e braktis dhe tjetra e lind.
Përmes kësaj poeme shkrimtarja Silvia Plath rrëfen raportet që femra ndërton me botën dhe me jetën duke zbuluar veten në një dimension sa natyral, instiktiv, të vërtet, aq edhe hyjnor.
“Tri gratë” do të vazhdojë të vihet në skenë deri të mërkurën e javës që vjen./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle