Paul Pogba ka patur një sezon me shumë ulje ngritje tek Manchester United. Me Mourinhon, francezi aktivizohej shumë pak për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me portugezin. Ndërsa kur në pankinë u ul Ole Gunnar Solskjaer u duk se shumëçka ndryshoi dhe francezi u rikthye me një seri golash në pak ndeshje, ndërsa tani po përjeton sërish një formë jo të mirë.
Mediat britanike raportojnë se mesfushori së fundmi ka refuzuar që të rinovojë kontratën e djajtë dhe ky fakt ngre hije dyshimi mbi të ardhmen e futbollistit.
Juvetusi është një nga skuadrat që kërkon të përfitojë nga kjo situatë, ndoshta edhe vetë futbollisti po i dërgon sinjale ish-skuadrës së tij në Itali.
Objektivi i ‘Zonjës së vjetër’ është të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe një lojtar si Pogba do bënte shumë punë në mesin e fushës.
Por Manchester United kërkon jo më pak se 130 milionë euro. Një shifër jo e vogël për Juventusin, por bardhezinjtë e dinë mjaft mirë se nëse duan të ndërtojnë një skuadër konkurruese, nevojitet të bëjnë edhe sakrifica financiare. Për lojtarin kanë shfaqur interes edhe skuadra si Barcelona apo Real Madrid.
Tv Klan