Futbollisti i Manchester United, Paul Pogba është infektuar me koronavirusin Covid-19.

Një ditë më parë ai mori përgjigjen e testit, që konfirmoi se Pogba është pozitiv me covid.

Për shkak të infektimit, Paul është zëvendësuar në minutat e fundit me Eduardo Camavinga në Kombëtaren e Francës.

Duhet të bëja ndryshim të minutës së fundit, sepse Paul Pogba ishte planifikuar të ishte në listë, por për fat të keq ai rezultoi pozitiv me Covid-19, kështu që u zëvendësua me Eduardo Camavinga”, është shprehur trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Edhe klubi i Manchester United i ka uruar rikuperim të shpejtë mesfushorit përpara nisjes së sezonit. /tvklan.al