Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar që brenda ditës së sotme çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.

Bëhet fjalë për pagesat orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë tjetër e prapambetur.

Në total është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ.

Ministria e Brendshme ka paraqitur në qeveri edhe një vendim për dhënien e një shpërblimi prej 15 mijë lekësh për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Vendimi pritet të miratohet sot nga Këshilli i Ministrave.

Tv Klan