Të veshur me xhaketa dimërore, shumë njerëz qëndruan në temperaturë nën zero pranë një pishine në Heilongjiang në provincën më veriore të Kinës teksa shihnin anëtarët e një ekipi të notit duke u zhytur në ujin e akullt.

Një prej tyre që sfidoi të ftohtin ishte 70-vjeçari i apasionuar pas notit Feng Shangbin.

Mbi 200 anëtarë të ekipit të Harbinit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme noti gjatë dimrit në qytet. Noti në të ftohtin ekstrem ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, sipas Feng, duke i përmirësuar gjumin.

Anëtarja e ekipit Liu Shurong thotë se ndihet mjaft mirë pas notit në ujin e ftohtë.

“Pas notit dimëror ndihesh tjetër njeri dhe çdo ushqim që konsumoj ka shije më të mirë. Që kur fillova notin dimëror, me ka pushuar dhimbja e këmbëve. Uji i akullt, shëron artritin.”

I njohur për festivalin e tij të akullit që tërheq mijëra vizitorë çdo vit, temperaturat në Harbin ulen deri në -35 gradë Celsius gjatë dimrit.

Klan News