Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaron se roli i gruas ne politikë është ende një proces i vështirë.

Sipas kreut te shtetit pjesëmarrja e gruas ne jetën politike duhet te jete ekuivalente me atë te burrave, për këtë ai është treguar më i matur ne nominimin e grave ne krye te disa institucioneve te rëndësishme shtetërore.

Bamir Topi: “Ligji mazhoritar të përballte me shumë situata të vështira që dhe vetë meshkujt do ta kishin shumë të vështirë për të përballuar rivalët e tyre, por jam i bindur që ligji proporcional, vendosja e kësaj kuote sigurisht është një arritje e konsensusit të partive politike që uroj që ta kenë seriozisht. Politika donte një mjedis të ashpër. Shpeshherë ka rivalitet që nuk bëhet në kushte korrekte. Ndonjëherë ka dhe bërryla. Kemi nevojë që të kemi një zbutje, një ekuilibrim të toneve në parlament.”

Ambasadori amerikan, John Withers, iu drejtua grave aktive në politikë, emrat e te cilave figurojnë dhe ne listat e zgjedhjeve, te mos kënaqen me këtë nivel qe kane arritur, por te kenë gjithnjë me shume ambicie dhe kërkesa ne një shoqëri te barabarte.

John Withers: “Me vjen keq, por duhet te pranoj qe edhe ne demokracitë e vjetra, si ajo e Shteteve te Bashkuara, gratë vazhdojnë te jene te nënpërfaqësuara, ne institucionet tona të zgjedhura. Ne senatin amerikan sot nga 100 përfaqësues 17 prej tyre janë gra. Dua te bej krahasimin me Shqipërinë. Nëse ju jeni te kënaqur me përqindjen e pjesëmarrjes se gruas ne organet drejtuese, atëherë çdo gjë është ne rregull, por nëse jo, atëherë ju duhet te veproni dhe te vendosni. Nëse besoni se ne Shqipëri, ka role dhe modele te vendosura nga veprimtaria dhe jeta e grave atëherë ne rregull, por nëse nuk besoni dhe s’jeni te kënaqura duhet te vendosni ju vetë modelet e reja.”

Presidenti Topi dhe ambasadori amerikane ne tiranë, John Withers, ishin te ftuar ne një ceremoni te diplomimit te zonjave pjesëmarrëse ne programin e Institutit Demokratik Amerikan, “Zhvillimi i Liderëve te Rinj ne Politike”, qe u mbajt ne mesdite ne Hotel Tirana Internacional./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani