Nën kujdesin e presidentit të Republikës Bamir Topi dhe zonjës së parë Teuta Topi, u zhvillua ceremonia e hapjes së lojërave olimpike speciale, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Presidenti Topi dorëzojë simbolikisht përfaqësuesit e ekipit të fëmijëve flakën olimpike, duke e konsideruar këtë moment jo vetëm si një aktivitet sportiv por dhe si një shprehje mjaft të bukur të vullnetit që vjen pikërisht nga fëmijët.
Bamir Topi: “Në këtë ditë e konsiderojmë si një ditë të veçantë, një ditë speciale, një ditë që përveçse arrijmë të marrim dhe të japim një mesazh shumë të rëndësishëm për këta fëmijë, por nga ana tjetër këtë ditë nuk mund ta kalojmë pa emocion”.
Pas pallatit të Brigadave, ceremonia vijojë në qendrën “Don Bosko” ku parakaluan atletarë të ardhur nga 9 rrethe të vendit. Aktivitetin e përshëndeti dhe zonja Liri Berisha, përfaqësues të komunitetit olimpik kombëtarë shqiptarë të trupit diplomatik dhe Ministrisë së Kulturës. Organizimi i lojërave olimpike speciale ka përqëllim të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët me aftësi të kufizuara./tvklan.al
Operator: Petrit Xhaferri
Montazh: Ergis Hasanbelli