Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka bërë thirrje partisë në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane” që të caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare. Sipas saj data e zgjedhjeve duhet të caktohet para 29 Dhjetorit.
Vendi është përfshirë nga kriza politike që kur partia “Ëndrra Gjeorgjiane”, u rikthye në pushtet në zgjedhjet e Tetorit.
Opozita akuzoi në atë kohë qeverinë pro-ruse se ka blerë vota me fonde të ardhura nga Rusia. Përveç opozitës edhe monitoruesit e OSBE-së konfirmuan parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.
Pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” shpalli fitoren në zgjedhjet e 26 Tetorit, u njoftua vendimi për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2028 çka shkaktoi protesta të dhunshme në vend.
Kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e shkruar edhe në kushtetutën e vendit dhe anketimet e opinionit publik tregojnë se 80 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në bllokun evropian.
Klan News