Shefi i Nato-s Mark Rutte i ka cilësuar të padrejta kritikat e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Këtë deklarate ai e bëri në një intervistë për mediat gjermane ku u shpreh se në ndryshim nga Scholz ai është pro furnizimit të Kievit me raketa Taurus dhe nuk do të vendoste asnjë kufizim në përdorimin e tyre.

Më herët presidenti Zelenski nuk e kishte pritur mirë bisedën telefonike të bërë gjatë muajit Nëntor mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe liderin rus Vladimir Putin.

Zelenskiy tha se kishte hapur një kuti të Pandorës që minoi përpjekjet për të izoluar udhëheqësin rus dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një “paqe të drejtë”.

Sa i përket debatit për shpenzimet relativisht të ulëta të mbrojtjes të vendeve anëtare brenda NATO-s, Rutte është në pritje që marrjes së detyrës të presidentit të ardhshëm të SHBA-së Donald Trump për të patur një qasje të re në këtë drejtim.

Klan News