Emisioni “Pro Business” ka patur në fokus kostot e familjeve shqiptare për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Të ftuarit në studio analizuan tendencat e fundit sa i takon rezervimeve në restorante dhe hotele brenda vendit dhe po ashtu destinacionet e preferuara për udhëtimet jashtë. Në pjesën e parë Z. Blerim Norja, Menaxher Hoteli pranë bregdetit të Durrësi tha se ky qytet mbetet e I preferuar edhe nga të huajt për të festuar gjatë natës së ndërrimit të viteve.
“ Paketat e Vitit të Ri që kanë nxjerrë hotelet e Durrësit janë shumë të preferuara për turistët e huaj dhe kjo është diçka që ka ardhur çdo vit në rritje. Pra, ka filluar diku tek 5 vite më parë, kanë qënë turistët bullgarë që kanë preferuar paketat e Vitit të Ri, që është paketë 3 ditore që vijnë me 30 dhe largohen me datë 2 janar. Pastaj janë shtuar dhe turistë të tjerë të huaj nga vendet e tjera, përshembull ne këtë vit keminga 5 shtete, kemi Bullgaria, Sllovenia, Rumania, Italia, kemi dhe nga Polonia. Pra, kemi turistë që kanë vendosur të marrin paketën e natës së Vitit të Ri.”
Prenotimet janë në rritje. “ Në hotelet e Durrësit ka një rritje prej 50% nga viti i kaluar me turistë bullgarë të cilët kanë “pushtuar” hotelet e Durrësit. Të paktën diku te 80% e hoteleve të Durrësit I kanë rezervimet me turistë të huaj. Bullgarët dhe sllovenët që kanë diku të paktën te 7 vite që vijnë apostafat për paketat e Vitit të Ri në Shqipëri.” Dilema në shtëpi apo restorant? “ Normalisht që në shtëpi do të kushtoje pak më pak, por të paktën nëpër restorante e hotele ke atë komoditetin do jesh I shërbyer, nuk do të gatuash vetë, do kesh kujdesin nga stafi që është në maksimum, plus edhe programi festiv që është me këngëtarë të njohur të traditës shqiptare. Grupin e valleve, fishekzjarret, pr aka një program të larmishëm I cili të jep një kënaqësi që të kalosh ndryshe. Paketat në Durrës fillojnë nga paketa më e lirë që është 100 euro personi, tek më e shtrenjta që është 130 euro për person dhe të themi të drejtën jemi munduar të qëndrojmë tek paketat më të lira te minimumi tek 100 euro për person. Këtë e shohim më të arsyeshme dhe më të pranueshme nga klientet. Në pjesën e dytë e ftuar ishte Viola Dhoga, Operatore Turistike e cila ka folur për destinacionet se ku po festojnë Shqiptarët. “Nisur nga rezervimet e këtij viti sepse tani jemi në ditët e fundit të Dhjetorit, mund të them me plot bindjen se të paktën gjatë këtij viti kanë qenë shumë të vendosru se ku do t’I kalojnë pushimet e tyre. Pra 80% e rezervimeve janë mbyllur që në 15-ditëshin e parë të muajit Dhjetor, çka do të thotë se e kanë krijuar të gjithë një ide se ku kanë patur dëshirë të kalojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Padyshim që tendencat kanë qënë që ti kalojnë edhe jashtë Shqipërisë, sidomos nga ata që udhëtojnë me shoqërinë, apo ata që janë çift, preferojnë më shumë vendet e Europës për të udhëtuar për të kaluar natën e ndërrimit të viteve jashtë territorit shqiptarë. Ndërsa familjet brenda Shqipërisë, e sidomos në Korçë.”
Tendencat e udhëtimeve kanë qenë për disa ditë. “Nëse do të flasim për udhëtime në kryeqytet e Europës, siç mund të jetë Vjena apo Praga flasim për një udhëtim 4-ditor mund të flasim për një vlerë rreth 800-900 euro në total për 4 persona. Këtu përfshihen biletat e fluturimit, akomodimi në hotel me mëngjes të përfshirë gjithashtu, të gjithë transportin që ato përdorin për të vizituar atje pikat turistike dhe guida, pra personi shoqërues që I asiston përgjatë udhëtimit të tyre.” Si destinacion me cmime më të kripura është renditur Lapland në Finlandë, vendi magjik ku gjendet fshati i Babagjyshit. Kjo tendencë është aplikuar edhe nga Shqiptarët.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni emisionin “Pro Business” në kanalin e youtube të TV KKLAN
#vitiiri #kosto #shpenzime #probusiness #rezervime #hotele #restorante #probusiness
#oljanamaloku #tvklanplus