Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se shqetësimet që ka ngritur opozita për situatën më vend janë të pasqyruara edhe në progres-raportit të dorëzuar nga BE për Shqipërinë.
Një ditë pasi mori progres-raportin nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, demokratja ka renditur të gjitha gjetjet e tij që nga mos zbatimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese deri te ekonomia e vendit.
Jorida Tabaku: Parlamenti i Shqipërisë ka dështuar për të zbatuar një reformë zgjedhore konform sugjerimeve të OSBE-ODIHR. Ky dështim ka ardhur si mungesë e vullnetit politik të qeverisë. Mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Progres-raporti tregon një shtet të kapur nga interesat private. korrupsioni është i përhapur dhe lidhja mes qeverisë vijon që të minojë zhvillim sa i takon hapjes së tregut. Progres-raporti njeh administratën publike si një nga fushat që ka pasur përkeqësim.
Tabaku sqaroi dhe arsyen përse Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratonte një rezolutë të përbashkët, ku opozita nuk votoi.
Jorida Tabaku: 36 herë votoi kundër Partia Socialiste, 36 amendamente. Ore ta dëgjojmë njëherë opozitën ka ndonjë shqetësim që ja vlen se këto vetëm kërkojnë nga opozita por kur vjen puna për të dhënë vetë kontributin këto nuk e japin.
Për Tabakun kazuat për të cilat proteston opozita ndihmojnë integrimin e vendit, ndërsa pati dhe një përgjigje për kryeparlamentaren Elisa Spiropali deklaroi në seancën e së enjtes se mazhoranca është gati të ulet në tryezë, por jo nëpërmjet dhunës.
Jorida Tabaku: Zonja Spiropali duhet ta marri këtë listën dhe ftesa konkrete fillon me një reflektim. Ta marri këtë listën dhe të shikojë se kush janë problemet që ka Parlamenti. Të mblidhet Paralamenti dhe të votojë për vendimin e gjykatës Kushtetuese të cilën refuzuan ta votojnë. A e bën këtë gjë opozita? Ne për këtë po protestojmë.
Tabaku u zotua se opozita do të bëjë gjithçka ka në dorë për të avancuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Klan News