Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA nga ku ka folur edhe lidhur me prokurimet publike,
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se në sektorin e prokurimeve publike ka pasur një transformim të madhe edhe pse ka shumë punë përpara. Kryeministri theksoi se modernizimi është pika kyçe teksa shtoi se inteligjenca artificiale do të jetë me e pranishme në këtë sektor.
Edi Rama: Tjetra që dua ta mbyll me prokurimet publike. Është një pikë ku mund të shihet progresi i jashtëzakonshëm në aspekt të luftës kundër korrupsionit nga ana e modernizimit dhe jo nga lufta direkte që është çështje e drejtësisë. Shumëkush për fat të keq janë të anës perëndimore të botës sonë demokratike dhe korrupsioni është një tarashëgimi jo e lehtë e vendeve tona ilaçin e tij ka kap, arresto, dëno dhe vazhdo. Jo! Kjo është vetëm njëra anë, por ana tjetër më e rëndësishmja është modernzimi i gjithë sistemit. Nëse nuk modernizohen nuk ka shanc që problematika të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Duhet sistemet tona të jenë të tilla që të mos e mundësojnë korrupsionin. Gjermanët nuk janë të pakorruptueshëm nga natyra, por kanë një sistem shtetëror që e bën shumë të vështirë.
Është shumë gjë e madhe për ne që SIGMA të vlerësoj Shqipërinë në krye për prokurimet publike. Unë e besoj që kemi bërë një transformim shumë të madh dhe këtë e tregojnë të dhënat pavarësisht që në këtë rast perceptimi është krejt tjetër. Dua t’i them një gjë mikut tonë të SIGMËS që 80% është një shifër jo e keqe sepse në Greqi janë nja 96% që e thonë që ka korrupsion. Nuk e di sa vende të BE ishin me perceptimin mbi 80, që natyrisht është një çmenduri, por në këtë kohë kur sistemi është shumë i kërcënuar nga rrjetet sociale çdo gjë mund të dëgjohet dhe përgjithësisht ata që janë më të pabesueshmet bëhen edhe më tërheqëse dhe përsëriten më shpesh.
Dua thjesht të them që edhe në prokurimet publike ne nuk jemi absolutisht të kënaqur dhe jemi duke punuar për një model të inteligjencës artificiale që ta çojmë edhe tek prokurimet publike. Të kemi në një masë shumë të madhe instrumentin teknologjik që bën procesin. Kjo do të bëjë që prokurimet të jenë shumë herë më tepër transparente, më të shpejta, të krijojnë mundësi për punonjësit e administratës që të merren me çështje të tjera. Janë një ushtri e tërë që normalisht nuk janë as të detyruar dhe as nuk mund tua kërkosh që të dinë çdo gjë.
Ndër të tjera Rama shtoi se janë në bisedime me Microsoft lidhur me sistemin për prokurimet publike.
Edi Rama: Ndërkohë që me sistemin që po ndërtojmë do të bëjmë hapa para. Po punojmë me Microsoftin në mënyrë intensive. Kemi siguruar të drejtën e autorit dhe pasi ta mbarojmë do j’ua shesim edhe ndonjë vendi në BE që duan të përmirësojmë sistemin e prokurimit./tvklan.al