Një zarf me të dhëna hetimoreje është dorëzuar prokurorit të çështjes, i cili po heton lidhur mbi rrethanat nga të cilat gjeti vdekjen 17-vjeçarja Matilda Petriti, 2 ditë më parë në repartin e ORL-së në spitalin “Nënë Tereza”. Prokurorët tregohen të rezervuar mbi konkluzionet përfundimtare të këtyre hetimeve, pasi ende nuk kanë mundur të sigurojnë raportin e mjekësisë ligjore.
Besim Ymaj, shefi i mjekësisë ligjore deklaron për Klan se deri më tani është arritur të provohet se vdekja e 17-vjeçares ka ardhur si pasojë e një hemorragjie, por nuk dihen shkaqet që e çuan në hemorragji minorenen 1 muaj pas operimit të bajameve. Një dosje me tërë akt ekspertimin ligjorë të mjekut është i vetmi dokument zyrtarë që pritet t’i bashkëngjitet dosjes hetimore dhe procedimit penal të mjekut Hoxhallari.
Mjekët aktualisht janë duke kryer të tjera ekzaminime plotësuese, që çoji në zbardhjen e shkaqeve e cila solli dhe vdekjen e pa pritur të Matilda Petritit 1 muaj pasi ajo kishte kryer operimin në bajame në një klinikë private në Pogradec. Mjeku Hoxhallari deklaroi se vdekja e vajzës ka ardhur si pasoj e komplekacioneve në organizmin duke ngritur alibinë se mjekimi nga ana e tij ka qenë i saktë dhe profesional.
Pritet që prokurorët të konkludojnë në një akuzë përfundimtare për mjekun Hoxhallari, që ka të bëjë me mjekimin e pa kujdesshëm dhe që në gjuhën penale parashikon dënimin deri në 5 vjet burg të mjekut./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani