Sërish protestë para bashkisë së Tiranës. Për herë të 7-të, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj.
Që në nisje janë raportuar incidente, teksa ata kanë hedhur tymuese e motolov drejt godinës. Por punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë.
Pjesë e kësaj proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” janë dhe eksponentë të opozitës.
Kjo lloj revolte nisi që pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë të dyshuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në “arrest me burg” është dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe./tvklan.al