Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Njësia e reagimit qytetarë ka dalë t’i kujtojë edhe njëherë kryeministrit se mospranimi i importit të plehrave nga Italia, nuk është lojë interesash e një biznesi, por kërkesë qytetare për ajër të pa ndotur. Ata kanë kërkuar të mos lidhet asnjë kontratë me firmën Albanian Bag Ambient, pasi është një shoqëri e dyshimtë që kërkon të realizojë fitime për vete dhe politikanët e implikuar në të.

Ardian Klosi: “Me firmat tona, që do të bëhen qindra mijë shumë shpejt, ne do t’i kërkojmë pikërisht këto gjëra, që ta kuptojë që t’i kujtojmë në qoftë se ka harruar, se ndoshta u bënë gati katër vjet që kur mori mandatin e fundit, se demokracia ushtrohet përditë, se demokracia nuk ushtrohet nga lart poshtë, por nga poshtë lartë dhe jemi ne ata që do t’i tregojmë dhe ai mund të heshtë bashkë me kolegët e tij, se jemi të vendosur ta ushtrojmë këtë demokraci shumë gjatë dhe me shumë forcë, sepse ka të bëjë me shëndetin tonë”.

Ky ishte tubimi i një njësie të reagimit qytetar, nuk është mbështetur nga lëvizja qytetare dhe shoqëria civile, pasi prej tyre është paralajmëruar një tubim proteste pasditen e së martës në portin e Durrësit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti