Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi një pritje të veçantë për përfaqësuesit komuniteteve fetare e trupit diplomatik. Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40. 

“Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta, me shtete ose me protokoll nuk ulemi dot sepse ka ende punë të pazgjidhura, ama me qytetet, kjo ka qenë pak më e lehtë”.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se kush punon dhe ka sukses edhe do të sulmohet.

“Ne po bëjmë shumë punë në Tiranë, dhe siç e dini edhe ju, sukseset janë nga ato ‘mëkate’ që nuk falen kurrë. Kush punon edhe do komentohet, edhe do debatohet, por unë e kam marrë përsipër këtë detyrë, – siç keni marrë edhe ju përsipër detyrat tuaja”.

Veliaj theksoi në 2025 Tiranën e pret sërish një vit i rëndësishëm pasi do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

Tv Klan