Kjo ishte atmosfera këtë fundjavë në Pukë.

Qyteti u pushtua nga muzika që sollën artistë të ndryshëm. Një atmosferë e tillë krijohet për herë të parë në këtë zonë ku u zhvillua festivali “Puka n’Fest”.

Jo vetëm muzikë, por edhe aktivitete të tjera siç është edhe Zipline që u hap në këtë qytet. Vizitorët ishin të shumtë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.

Operatorët turistikë thonë se gjatë këtyre ditëve kapacitetet akomoduese janë të ezauruara. Edhe vetë organizatorët e festivalit shprehen të lumtur që i dhanë gjallëri zonës.

Një aktivitet i tillë promovon veçanërisht turizmin e zonës. Gjatë tri ditëve të festivalit u zhvilluan edhe aktivitete kulturore dhe sportive.

Klan News