Familja e presidentit të zgjedhur Donald Trump mbërriti në Washington, për të marrë pjesë të Hënën në ceremoninë e nisjes zyrtare të mandatit të tij të dytë presidencial.
Në avionin presidencial u ngjit edhe vajza tjetër e Trump, Ivanka, bashkëshorti i saj Jared dhe fëmijët. Pasi zbriti në aeroportin Dallis në Virxhinia, çifti presidencial shijoi spektaklin e fishekzjareve dhe më pas iu drejtua klubit të golfit në Sterling, ku mes 500 të pranishmëve mori pjesë në performancën e një imituesi të Elvis Preslit, enkas për të.
Për shkak të motit të ftohtë që parashikohet më 20 Janar në Washington, ceremonia e betimit të presidentit do të zhvillohet në hollin brendshëm të Kapitolit dhe jo si zakonisht në sheshin para ndërtesës së Kongresit. Mbi 220 mijë vizitorë që kanë blerë bileta nuk do të mund ta shohin drejtpërdrejt ceremoninë, por në ekrane të mëdhenj.
Nga vendet partnere Trump ka ftuar në Washington vetëm krerët e vendeve dhe të partive nacionaliste të djathta, ndër të cilët Xhorxhia Melonin e Italisë, Havier Milein e Argjentinës, drejtuesit e Alternativës për Gjermaninë, politikanin francez anti-emigracion Erik Zemur, por jo nacionalisten e këtij vendi Marine Le Pen.
Janë parashikuar edhe protesta kundër Trump-it, nga aktivistë të të drejtave të grave, drejtësisë racore dhe kauzave kundër politikave të tij të ashpra që pritet të vihen në zbatim gjatë 4 viteve të ardhshme.
Klan News