3 muaj nga hapja e Qendrës Kombëtare të Licencimit, përfaqësues të bizneseve, drejtues të kësaj qendre dhe përfaqësues të USAID-it, kanë diskutuar së bashku për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të ofruara nga QKL. Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i pranishëm në këtë takim tha se krahas hapjes së sporteleve të reja në të gjithë vendin. Brenda këtij viti QKL do të ofrojë online një informacion të plotë mbi lejet dhe licencat e dhëna jo vetëm nga kjo qendër por edhe nga njësite vendore.

Eno Bozdo: “Deri në fund të këtij viti QKL-ja do të sigurojë aksesin në regjistrin elektronik të licencave dhe lejeve dhe të autoriteteve të tjera jashtë ekzekutivit qendror, siç janë për shembull entet rregullatorë apo njësitë e qeverisjes vendore duke mundësuar kështu burim [publik të të gjithë lejeve dhe licencave nëpërmjet faqeve zyrtare të QKL-së dhe ne besojmë se ky është një element tjetër i transparencës së një norme operimi të kësaj qeverie.”

Pranë sporteleve me një ndalese të QKL aplikohet për rreth 80 % të licencave dhe lejeve në vend. Hapja e kësaj qendre, që automatizon procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, është një hap tjetër ne vijim të reformës rregullator të ndërmarrë nga qeveria me synim përmirësim e klimës së biznesit në vend, procedura të përshpejtuara dhe transparente./tvklan.al

Gazetari Fjorald Zguro