Autoritet lokale në qytetin e Milanos po propozojnë një ligj të ri për të ndaluar akulloren pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur qetësinë e banorëve.
Për shumë persona një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo ndoshta nuk do të jetë e mundur më.
Sipas kësaj nisme do të ndalohen të gjitha ushqimet me vete, duke përfshirë picën dhe pijet pas mesnate në një përpjekje për të larguar grupet e zhurmshme që grumbullohen në rrugët e qytetit italian të cilët jo rrallëherë shqëtësojnë banorët vendas. Propozimi do të hyjë në fuqi nga mesi i majit dhe do të zgjasë deri në nëntor.
Kjo nuk është hera e parë që në Milano tentohet të ndalohet akullorja pas mesnate.
Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër u detyrua të tërhiqej.
Klan News