Proteston ndaj policisë amerikane që plagosen të riun me ngjyrë

Sikurse ndodhi edhe për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd ku qindra artistë, këngëtarë dhe sportist iu bashkuan protestave anti-raciste, e njëjta gjë ka ndodhur edhe për plagosjen e Jacob Blake.

Ylli i tenisit japonez, Naomi Osaka, është tërhequr nga një turne i madh në New York në shenjë proteste pas asaj që po ndodh në Kenosha.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osaka është shprehur sesi një grua me ngjyrë që është e gjithë vëmendja është e përqendruar tek komuniteti afro-amerikan po diskriminohet gjithnjë e më shumë.

Organizatorët e WTA Western & Southern Open në New York kanë deklaruar se turneu do të pezullohet deri të premten.

Naomi Osaka edhe në vrasjen e George Floyd mbështeti hapur protestat si dhe iu bëri thirrje të rinjve që të ngrenë zërin për të më shumë të drejta. Prindërit e Osaka janë japonezë, por prejardhja e tyre është nga Haiti dhe si një grua dy-racore që luan për Japoninë, ajo ka qenë vetë objektiv i racizmit.

Protestat për plagosjen e Blake janë përhapur gjithashtu në një numër të qyteteve të tjera të SHBA-së, përfshirë Portland, Oregon dhe në Minneapolis, Minesota.

Sipas asaj që raporton BBC së fundmi Departamenti i Drejtësisë në Wisconsin ka bërë të ditur se mendohet se 29-vjeçari ka patur një thikë me vete. Hetuesit e zbuluan thikën poshtë dyshemesë së shoferit në automjetin e Blake.

Pamjet nga të shtënat mbi Blake kanë bërë xhiron e rrjetit ku policët e qllojnë më 7 plumba për shkak se ai nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar. Familja dhe avokatët e tij kanë thënë se ai tani është i paralizuar dhe ka shumë pak gjasa që të mund të ecë përsëri.

Klan Plus