Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak këtë të mërkurë ku vizitoi kopshtet dhe shkollat që janë rindërtuar si pjesë e programit të rindërtimit. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

Ky i fundit i ka bërë me dije kreut të qeverisë që një prej punëtorëve mban emrin Lulzim Basha, si kundërshtari politik i Ramës.

Sapo mësoi këtë fakt, kreu i ekzekutivit nuk la pas batutat kur mësoi se Lulzim Basha i punësuar në kantierin e qeverisë ishte një ndër punëtorët më të mirë. “Do ketë edhe nga ata që punojnë”, tha Rama duke ironizuar kreun e PD-së.

Elton Arbana: Firma ka shtuar kapacitetin e të punësuarve, 20 të punësuar më shumë.

Edi Rama: Murin mos e lini pa sistemuar deri në fund!

Elton Arbana: Po po, edhe murin do ta sistemojmë.

Elton Arbana: I punësuari më i fundit është Lulzim Basha që ka një manovrator.

Punëtori: Është punëtori më i mirë që kemi.

Edi Rama: Po tashi nuk do jenë të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, do ketë dhe nga ata që punojnë./tvklan.al