Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Rama është shprehur se sektori privat duhet të marrë përgjegjësi më shumë duke filluar nga një kontribut i drejtpërdrejt financiar për arsimin profesional dhe të ketë përfshirje serioze me qeverinë.

Kryeministri Rama ka thënë se kthimi i arsimit profsional në një trend të ri dhe tërheqës është objektivi i qeverisë. Rama ka shtuar se sipërmarrja duhet të marrë pjesë në financime dhe të plotësojë detyrime që do t’i vendosin sipas xhiros për trajnime profesionale për ato apo për të tjerët për të krijuar një zinxhir të shëndetshëm për punonjës të kualifikuar.

Edi Rama: Prej vitesh e përsëris, Mali i Zi është në vendin e parë me një diferencë me vendet e tjera që ka ardhur duke u ngushtuar, por nuk është barazuar. Mali i Zi nuk prodhon kompjutera, raketa, ka qenë vendi pionier i transformimit të turizimit në rajon dhe ka krijuar një industri të turizimit me një reputacion falë së cilës ka ngritur të ardhurat për frymë dhe të gjithë sistemin e pagave. Shqipëria ka mundësi ta synojë jo vetëm vendin e parë me diferencë nga vendet e tjera të rajonit të turizëm, por ka detyrimin që përmes kësaj industrie të sjellë rritje të ardhurave dhe pagave. Na duhet jo thjesht të kemi projekte më të bukura se të tjerat, jo thjesht të kemi më shumë investime çdo vit, por edhe duke përgatitur rrugën për të kthyer këtë industri në një bazë të ardhurash të denja për punonjës të kualifikuar si duhet sepse nëse kjo nuk do të ndodhte. Cilësia e shërbimit që i bën vizitorët të rikthehen. Interesat e qeverisë dhe sektorit publik me ato të privatit, të përputhura. Sektori privat të marrë përgjegjësi më shumë, duke filluar nga një kontribut i drejtpërdrejtë financiar për arsimin profesional dhe nga një përfshirje serioze ne këtë ndërveprim pa të cilin ne nuk ja dalim sot si vend jo thjesht is qeveri.

1.5 miliardë Euro investime të huaja direkte që është vetëm fillimi i një trendi tjetër për të shkuar në 2, 2.5. e në 4. Me kusht që të kemi kapital të mjaftueshëm njerëzor për ta përballuar rritjen e interesit të investitorëve dhe për të përballuar rritjen e përgjithshme të vendit që deri në 2030 do të jetë e jashtëzakonshme dhe do të sjellë presion të jashtëzakonshëm mbi kapacitetet tona. Kemi në kurriz detyrimet që burojnë nga faza e re e anëtarësimit në BE. Shumë mendojnë se anëtarësimi në BE, proces që i takon qeverisë, por në fakt deri në momentin e çeljes së negociatave, i përket Shqipërisë. BE shikon qeverisjen, sistemin e drejtësisë, agjencitë e tjera, por shikon dhe sektorin privat dhe nëse themi të gjitha strukturat e sektorit publik që nga qeveria, drejtësia, agjencitë e ndryshme i plotësojnë kushtet, nuk mjafton nëse biznesi i plotëson kushtet.

Jemi në një fazë ku të gjithë duhet të bëjmë një kilometër ekstra duke u nisur që nga arsimi ku formësohet brumi që na i bën të mundura këto sfida shumë të vështira. Nëse flasim për arsimin profesional, ne sot jemi akoma shumë larg pikës ku duhet të mbërrijmë dhe nuk duhet të mbërrijmë pas 10 vitesh, por shumë shpejt. Na duhet të thellojmë reforma, atë që kemi nisur këtë vit me ndarje që në vitin e parë të gjimnazit të një pjesë të nxënësve për t’i çuar në arsim profesional, ta kthejmë në sistem orientues dhe përfitues. Sa më shumë nxënës që shkojmë për inerci në gjimnaz dhe kështu humbin 4 vite bashkë me të gjitha shpenzimet e prindërve për të dalë në fund të papunë dhe pas asnjë dije. T’i orientojmë drejt strukturave të arsimit profesional. Na duhet që këto struktura t’i çojmë në një nivel tjetër nga ana cilësore dhe sasiore.

Duhet të arrijmë të japim këtu shumë më tepër alternativa pa harruar të ju themi prindërve dhe fëmijëve që sot në Shqioëri, 70% e kërkesave për punë janë për zanatçinj, 30% e kërkesave që ka tregu janë për arsimin e lartë. Numrat për teknikë i kemi shumë modestë. 57% e atyre që mbarojnë në këto shkolla të arsimit profesional hynë në punë brenda 6 muajsh me paga të mirë jo me pagë minimale. Me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion të arsimit profesional dhe me një tjetër investim në Qershor do të mbulojmë nevojën për rikualifikim të shkollave dhe konvikteve me kushte optimale.

Kthimi i arsimit profsional në një trend të ri dhe tërheqës, objektiv i ynë që do të bëhet mund që sipërmarrja të marrë pjesë në financim dhe të plotësojë detyrime që do t’i vendosim sipas xhiros për trajnime profesionale për veten e vet apo për të tjerët sepse në një sistem si i yni, krijimi i një zinxhiri të shëndetshëm, sjell përfitime për të gjithë. Garancia rinore, projekt pozitiv, deri kur fondet të vihen në dispozicion dhe deri kur të ja shikojmë hajrin, rrezikojmë të humbasim shumë kohë. Duke punuar për garacinë rinore, ne do të rrisim investime publike në arsimin profesional dhe do ju kërkojmë kompanive me hir dhe shpresoj të mos jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë që të përfshihen në financimin e arsimit profesional.

/tvklan.al