Gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama pati një takim edhe Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kreu i qeverisë shqiptare njofton se të dy nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë.
Kjo është një marrëveshje kuadër që të gjitha vendet e NATO-s kanë nënshkruar me Ukrainën pas agresionit rus, në shprehje të mbështetjes për luftën e saj.
Si pjesë e angazhimeve ishte edhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev që u çel në fund të vitit të kaluar.
Tv Klan