Ballkani është një rajon i sigurt krahasuar me pjesën tjetër në botë, në këtë përfundim ka dalë një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që trajton çështje të krimit dhe të drogës, por raporti prej 130 faqesh bën një krahasim dhe mes vendeve të Ballkanit duke e shënjuar si më problematikun Shqipërinë.
Raporti citon gjithashtu dhe probleme me korrupsionin dhe ryshfetin në Shqipëri, por në këtë rast përcjell statistika të organizatës së njohur Transparency International. Në të vetmin krim ku Shqipëria nuk shënon rekorde negative është vjedhja e makinave, Bullgaria duket se është vendi më problematik në këtë drejtim ndërsa në Evropë, Britania e Madhe me 1330 makina të vjedhura.
Gjithsesi pas një analize të thellë dje të detajuar me shifra raporti i ka mëshuar faktit se Ballkani është vend i sigurt ndryshe nga mendimi i përgjithshëm që lidhet me këtë pjesë të Evropës./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj