Wolfgang Grossruck: “Shqipëria ka votuar për një kuvend të ri dhe ne jemi këtu për të raportuar për ato që kemi vëzhguar. Kush jemi ne? Unë kam nderin që të flas këtu për OSBE-në e cila përfaqësohet në këtë sallë nga asambleja parlamentare e saj si dhe zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut e cila ndryshe njihet me emrin ODIHR. Nga asambleja parlamentare e OSBE-së ne kemi ardhur pra rreth 30 parlamentar të OSBE-së të cilët kemi arritur në Shqipëri në mesjavën e javës së shkuar. ODIHR-i dhe ne kemi pasur mbështetjen e 400 vëzhguesve afatshkurtër me të cilët kam pasur kënaqësinë t’i udhëheq në këtë punë në emër të kryetares së OSBE-së, ministres së Jashtme të Greqisë, zonjës Dora Bakoyannis. Për një numër javësh ODIHR-i ka pasur këtu një mision afatgjatë në Shqipëri dhe asambleja parlamentare e ka vizituar Shqipërinë edhe me dy vizita të tjera paraprake gjatë dy muajve të fundit. Shumica prej nesh kemi vëzhguar zgjedhje jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të botës. Sëbashku me kolegët e mi të asambleve parlamentare të Këshillit të Evropës si dhe të NATO-s, të cilët janë ulur secili nga njëri krah i imi, ne kemi rënë dakord për ato gjëra që do t’ju themi si vijon. Megjithatë përpara se ta bëj këtë do të doja që të shprehja vlerësimin tim për gatishmërinë e Shqipërisë që të pranonte në vendin e saj të gjithë këta vëzhgues. Kam ardhur në Shqipëri për më shumë se 40 herë dhe sa më shpesh vij aq më shumë e ndjej atë miqësi të shqiptarëve që rrjedh nga zemra, të cilën unë e përjetoj në çdo rast. Shqiptarët edhe një herë i kanë treguar botës mikpritjen e tyre të famshme, pra dhe njëherë faleminderit për këtë. Unë e admiroj vërtet këtë dëshirë të Shqiptarëve për të treguar se sa shuam po luftojnë që të bëhen një jesh e Evropës pavarësisht nga shumë sfida që mbeten ende përpara tyre. Siç e dini edhe ju, ashtu si unë edhe kolegët e tjerë të mijë parlamentar vijmë nga histori ë ndryshme politike apo kombëtare, nga vende të ndryshme. Megjithatë në deklaratën tonë ne jemi përpjekur maksimalisht në mënyrë që të themi atë që mendojmë që është e drejtë ose jo në lidhje me këto zgjedhje pavarësisht nga vendi nga i cili vijmë dhe pa rrezikuar të bëhemi pjesë e fushatës”…/tvklan.al