“Shqipëria është maturuar, zgjedhjet shënuan progres të dukshëm krahasuar me vitin 2005, megjithatë mbeten ende një sërë çështjes që duhet trajtuar”. Kjo ishte në sintezë të raportit paraprak të vëzhguesve ndërkombëtare referuar zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. 400 vëzhguesit janë përfaqësues të asamblesë parlamentare të OSBE Këshillit të Evropës NATO-s dhe ODIHR.  Përfaqësuesi i OSBE Grossruck vlerësoi pak përpara mbajtjes se raportit gatishmërinë e vendit për të pranuar një numër kaq të madh vëzhguesish.  

Sebashku me vlerësimet, Grossruck bëri publike disa nga shqetësimet e vëna re gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor. 

Wolfgang Grossruck: “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri shënuan progres të prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore dh procesit të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash. Dita e zgjedhjeve ishe përgjithësisht e qetë dhe paqësore pa incidente madhore dhune. Në përgjithësi vëzhguesit tanë e vlerësuan procesin e votimit, si një proces pozitiv në shumicën dërrmuese të qendrave të votimit u ata shkuam, Megjithatë ata konstatuan shkelje procedurale, përfshirë procedurat e bojës, votimin familjar shuam të përhapur si edh hapjen me vonesë të qendrave të votimit. Shqipëria është maturuar, ajo ka bërë progres të dukshëm, Disa nga pasiguritë apo frikrat që patëm disa muaj më arë nuk u bënë realitet e megjithatë ka një sërë çështjesh që duhen trajtuar, megjithatë duhet ët themi që Shqipëria është në udhën e duhur.”

Përfaqësuesja e këshillit të Evropës u ndal kryesisht në rolin e medias në këto zgjedhje, por dhe mungesës së respektimit nga partitë politike të kuotës për gratë të paracaktuar në kodin elektoral.

Corien Jonker: “Kjo politika shqiptare, e cila është e dominuar nga meshkujt duhet ta pranojë që përfaqësimi i mirë politik i popullit shqiptar do të thotë që edhe gratë duhet të jenë

Të përfaqësuara në parlament. Për sa i përket medias do të doja së tepërmi të theksoja që roli juaj nuk është që të jeni tribunë e partive politike, por që tu jepni qytetarëve informacion ët paanshëm.”

Përfaqësuesi  asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës tha se reforma  zgjedhore do të duhet të pasohet nga një  proces më i gjerë reformues përfshirë këtu edhe sistemin gjyqësor.

Bruce George: “Ju keni mundur që që nga viti 1991 të bëni reforma të mëdha politike, institucionale, shoqërore dhe ekonomike. Keni mbijetuar si vend, keni dalë po ashtu në një demokraci e cila është ende në konsolidim e sipër. Por keni arritur anëtarësimin në NATO, ju keni mësuar se si duheshin arritur  standardet ushtarake dhe ato të sigurisë përpara se të bëheshit pjesë e NATO-s. Ju po ashtu arritët ato standarde demokratike dh etë qeverisjes së mirë, por mbi të gjitha keni ende punë për të bërë për të arritur standardet e tjera të BE-së. Pra janë ato standarde që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë,me të drejtat e njeriut,  me demokracinë, me shtetin e së drejtës dhe reforma zgjedhore nuk mund të ndahet prej këtyre përmirësmesh të konsiderueshme që duhet të bëjë Shqipëria në pjesën e saj të qeverisjes në mënyrë demokratike ët administratës publike, të reformës në gjyqësor, të profesionalizmit të medias, të lirikës së medias, të qeverisjes vendore, të shtetit të së drejtës dhe sigurisht përpjekjes më të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.”

Përfaqësuesja e ODIHR i shtoi vlerësimit të ndërkombëtareve edhe disa çështje që duhen trajtuar me  kujdes nga politika…/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi