Real Madrid ka nisur kontaktet me Liverpool për të marrë që në Janar Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi është në fund të kontratës, por te klubi madrilen janë të gatshëm të paguajnë dhe mos të presin verën.

Edhe pse pas 30 Qershorit Alexander-Arnold do të jetë një lojtar i lirë, janë ofruar rreth 25 milionë Euro.

Por përsëri te Liverpool është refuzuar, sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Vetë 26-vjeçari e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të rinovojë me ekipin anglez ku është rritur si futbollist dhe debutoi me ekipin e parë në 2016, por kërkon një aventurë të re.

Nëse transferimi nuk realizohet në Janar, në verë Real Madrid do të bëjë maksimumin për të bindur Trent Alexander-Arnold që të firmosë.

Tv Klan