Futbolli shqiptar ka ulur siparin për këtë vit kalendarik dhe tashmë vëmendja është fokusuar te merkato.
Ajo më aktive për momentin shihet Partizani, që ka shitur 3 futbollistë për të grumbulluar rreth 1 milionë Euro.
Largime me tepër peshë ato të Andi Hadroj, Tedi Carës dhe Arinaldo Rrapaj, duke krijuar boshllëk të madh në skuadër.
Humbje edhe në aspektin e cilësive, me teknikun Veselinovic që ka kërkuar përforcime. Emri më i lakuar është ai i Redon Xhixhës.
Ish-sulmuesi i Tiranës ka gjetur pak hapësira te Qarabak, duke qenë edhe një alternativë për t’u larguar.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Partizani, që me afrimin e mundshëm të Xhixhës do të shtonte edhe profilet për repartin e sulmit.
Xhixha do të ishte gati të merrte një rol parësor dhe të mbante peshë mbi supe sa i përket ofensivës.
Sulmuesi është gjithnjë e më pranë kryeqytetasve, megjithëse deri më tani negociatat nuk janë finalizuar dhe gjithçka mund të ndodhë.
Opsioni tjetër për Xhixhën flitet të jetë Egnatia, por duket se më së shumti është drejt “Demave”.
Rrogozhinasit kërkojnë emra cilësor për t’u përforcuar gjithnjë e më shumë dhe për të shtuar forcat në rrugën drejt mbrojtjes së titujve kampion.
Klan News