E mundur në ndeshjen e fundit nga Egnatia, Vllaznisë i duhet që të qëndrojë me hapin e skuadrave kryesuese për të konkuruar për titullin kampion. Pengesa e radhës është Teuta që nuk duket e lehtë për t’u kaluar.

“Duam të rikthehemi në rrugën e nisur ashtu si para ndeshjes me Egnatian. E analizuam atë ndeshje dhe me Teutën duam të bëjmë shumë më mirë”, tha trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric.

Trajneri gjerman ka analizuar edhe karakteristikat e stafit të ri drejtues së Teutës, duke nxjerrë edhe detyrat për ndeshjen e së shtunës.

“Teuta ka ndryshuar trajner. Devolli është me shumë eksperiencë. Ai vendos shumë agresivitet në skuadrën e tij, me pressing lart. Ata kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, vecanërisht në mbrojtje. Kështu që ne na duhet një strukturë e qartë në sulm.”

Këtë të shtunë luget edhe Egnatia-Bylis.

Tv Klan